Palestinezët që jetojnë në Kudsin Lindor të okupuar shkuan në Mesxhid al-Aksa në namazin e sabahut për të festuar armëpushimin midis Izraelit dhe Hamasit.

Mijëra njerëz që shkuan në Mesxhid al-Aksa duke kënduar tekbire nga portat e qytetit të vjetër të rrethuar nga muret e Kudsit, mbanin në duar flamuj palestinezë dhe përshëndetën krahun ushtarak të Hamasit Brigadat Izzeddin Qassam.

Palestinezët, të cilët lëshuan fishekzjarre pas namazit, u larguan nga Aksa duke brohoritur slogane “Gjaku ynë, shpirti ynë flijohen për ty Aksa” dhe “Umeti i Muhamedit nuk përkulet”.

Festa të ngjashme u mbajtën në qytetin e pushtuar të Ramallahut në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës së rrethuar.

Marrëveshja midis Izraelit dhe Hamasit, e cila u dakordua të ishte e ndërsjellë dhe e njëkohshme, hyri në fuqi në orën 02:00. Në sulmet e vazhdueshme izraelite në Gaza që nga 10 maji, kanë humbur jetën 232 palestinezë, përfshirë 65 fëmijë dhe 39 gra.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko