Forcat izraelite janë në gatishmëri të lartë për protestat  në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor , kundër njohjes se qytetit historik si kryeqyteti i Izraelit. Ai ka mobilizuar ushtrinë dhe policinë
Qindra policë shtesë janë vendosur në qytetin e vjetër të Jerusalemit dhe të tjera batalione shtesë do të dërgohen në Bregun Perëndimor.
Palestinezëts janë ngritur në protesta masive dhe qindra të rinj të tërbuar po djegin goma dhe flamuj amerikanë.
Dhjetëra palestinezë u lënduan gjatë përleshjeve, ndërkohë që mësohet se protestuesit luftuan trup më trup me oficerët.
Vendimi i Presidentit Donald Trump u përshëndet nga Izraeli, por u dënua nga e gjithë bota arabe dhe islame. Aleatët perëndimorë të Shteteve të Bashkuara gjithashtu kanë hedhur poshtë vendimin e presidentit amerikan.
Izraeli e ka cilësuar gjithmonë Jerusalemin si kryeqytetin e tij, ndërsa palestinezët pretendojnë Jerusalemin Lindor.
Duke njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, SHBA-ja u bë vendi i parë që mori këtë vendim sa historik aq edhe të rrezikshëm.syri.net

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re