Mijëra palestinezë morën pjesë në ceremoninë e varrimit të gazetares veterane të Al Jazeera-s, Shireen Abu Akleh, në Kudsin Lindor të pushtuar.

Funerali nisi nga spitali francez St Louis në lagjen Sheikh Jarrah deri në Katedralen e Shpalljes së Virgjëreshës ku u mbajt shërbimi i varrimit.

Ndërkohë, policia izraelite sulmoi funeralin në spitalin francez dhe i pengoi palestinezët të mbanin postera apo flamuj palestinezë në ceremoni.

Policia izraelite përdori shok-bomba, gaz lotsjellës dhe shkopinj të policisë për të sulmuar palestinezët, duke shkaktuar dhjetëra të plagosur, sipas një deklarate të Shoqatës Palestineze të Gjysmëhënës së Kuqe.

Dëshmitarët okularë raportuan se arkivoli i Abu Akleh pothuajse ra në tokë për shkak të sulmit izraelit ndaj palestinezëve që e mbanin atë.

Diplomatët e huaj, përfshirë ata të Katarit dhe SHBA-së, iu bashkuan kortezhit funeral të gazetarit të vrarë.

Abu Akleh u varros pranë prindërve të saj në varrezat protestante të malit Sion në pjesën e qytetin e vjetër të Kudsit.

Gazetarja veterane po mbulonte një sulm ushtarak izraelit pranë kampit të refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar kur u qëllua për vdekje të mërkurën. Zyrtarët palestinezë dhe rrjeti Al Jazeera me bazë në Doha thanë se ajo u qëllua nga forcat izraelite.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re