I riu palestinez, Muhammd et-Tavil u prit në takim nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdogan).
Lumturia e et-Tavil lexohej në sytë e tij.
Edhe Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtullmush priti në takim Muhammd et-Tavil, i cili ishte arrestuar dhe keqtrajtuar nga ushtarët izraelitë.
I riu palestinez me Sindromën Dawn erdhi në Turqi me nismën e Federatës Ndërkombëtare për të Sëmurët me Sindromën Dawn dhe familjen e tij.
Muhamed et-Tavil do të trajtohet me kurim social dhe psikologjik.
Ai thotë se ndjehet shumë i lumtur që ndodhet në Turqi dhe se kërkon të bëhet shtetas turk.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re