Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik Damian Gjiknuri njoftoi se me kërkesën e opozites jashteparlamentare, mbledhja është spostuar për ne oren 12:00, ditën e nesërme.

Ndërkohë nga ana tjetër përfaqësuesi i opozitës jashtëparlamentare Oerd Bylykbashi, bën të ditur se mazhoranca ka refuzuar kërkesën për mbledhje të Këhsillit Politik pak ditë më parë.

Sipas Bylykbashit, Këshilli Politik po funksiononte në mënyrë të njëanshme, por duke e konsideruar si veprim të gabuar të mazhorancës, që nuk do të përsëritet më, konfirmojnë pjesmarrjen në tryezë.

“Ne mbledhjen e fundit te Keshillit politik nuk pati asnje dakordesi per te zhvilluar mbledhje diten e premte. Ju gjithashtu refuzuat kerkesen tone per mbledhje te Keshillit Politik diten e merkure.

Kjo logjike e funksionimit te njeanshem eshte krejt e kundert me menyren e ndertimit dhe funksionimit te Keshillit Politik, ku qofte ditet e mbledhjeve ashtu edhe rendi i dites jane dakordesuar konsensualisht me pare.

Megjithate duke e konsideruar kete si nje veprim te gabuar tuajin por qe nuk do perseritet më, konfirmojme pjesmarrjen tone dhe propozojme qe mbledhja te zhvillohet ne oren 12.00.”- njofton Bylykbashi. (M.Q/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re