Agjencia e Legalizimit shpall listën e parë te pallateve të braktisura nga ndërtuesit dhe përfaqësuesit ligjorë. Në Tiranë numërohen 341 objekte disakatëshe me apartamente e hapësira të palegalizuara apo të shitura më shumë se një herë.
 
Kreu i ALUIZNIT Artan Lame ka theksuar se është në krah të qytetarëve që do të aplikojnë për të legalizuar hapësirat e blera.
 
Lame siguroi se kjo listë do ti kalojë bashkisë, drejtorisë së tatimeve dhe agjencisë së zhvillimit të territorit për të marr masat e nevojshme kundrejt abuzimeve.
 
Kreu i ALUIZNIT bëri thirrje që jo vetëm qytetarët të plotësojnë dosjen me dokumentet e nevojshme nëse duan të marrin legalizimin, por edhe administratorëve ligjorë të pallateve që e gjejnë veten në këtë listë.
 
Ky proces i evidentimit të pallateve të braktisura ka nisur me Tiranën, e do të vijojë në të gjitha rrethet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re