Zv.ministri i Infrastukturës, Artan Shkreli, i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur lidhur me shpallje e pabanueshëm të pallateve.

Teksa fliste, Shkreli tha se letra e informacionit për banesën e tyre nuk u dërgohet çdo banori të pallatit, pasi ata mund të shkojnë të pyesin në Bashki.

“E shkohin pallatin e bllokuar? Të shkojnë të pyesin në Bashki. Letra është në Bashki, nuk do të gjëmojmë 150 banorë. Të shkojnë në Bashki banorët që të interesohen. Ne nuk do të gjëmojmë banorët! Të shkojnë të interesohen në Bashki. Pse, kur të marrin makinën me karrotrec gjen ndonjë copë letër,”-tha Shkreli.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re