Skip to content

Pallatet e ndërtuara në Laç, PD denoncon: Rama mashtroi, asnjë banor s’ka marrë çelësat pas inaugurimit me Erdogan

Partia Demokratike ka denoncuar përmes zëdhënëses Ina Zhupa kryeministrin Edi Rama, që sipas selisë blu përdori presidentin Erdogan për të mashtruar me apartamentet e ndërtuar nga turqit në Laç.

Përmes një shënimi në Facebook, theksohet se “Rama edhe Erdogan u dhanë çelësat 4 familjeve, por, në të vërtetë, ato ishin vetëm sa për propogandë”.

përmes një shënimi në Facebook, thekson se “Rama edhe Erdogan u dhanë çelësat 4 familjeve, por, në të vërtetë, ato ishin vetëm sa për propogandë”. Sipas Zhupës në kompleksin e pallateve të reja, ende nuk ka hyrë asnjë familje.

DEKLARATA

Gati 3 javë më parë, Edi Rama përdori presidentin e Turqisë për të mashtruar me apartamentet e ndërtuar nga turqit në Laç. Rama dhe Erdogan u dhanë çelësat 4 familjeve, por, në të vërtetë, ato ishin vetëm sa për propagandë.

Në kompleksin e pallatave të reja, nuk ka hyrë asnjë familje.

Gjithçka ishte një shoë, i vënë në skenë nga Edi Rama. Banorëve nuk u jep askush përgjigje pse nuk po futen akoma në shtëpitë e tyre. Sa më gjatë rrinë ata në shtëpi me qera, aq më i madh është dëmi që i shkaktohet buxhetit, duke paguar bonusin e qerave, ndërsa shtëpitë e reja kanë përfunduar së ndërtuari rreth 3 muaj më parë.

Qeveria dhe bashkia heshtin, duke sjellë vërdallë mbi 500 familje të Laçit, që po pengohen të hyjnë në shtepitë e tyre, të inauguruara 2 herë deri tani. Një herë nga Rama para Vitit të Ri, një herë nga Rama dhe Erdogan 3 javë më parë.