PD ka nisur mbledhjen e informacioneve në lidhje me rrëzimin e dy pallateve në Thumanë nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

Përmes një kërkese drejtuar Bashkisë Krujë dhe kryeministrit Rama, sekretari i Përgjithshëm I PD, Gazment Bardhi u kërkon informacion nëse janë bërë ekspertime pas tërmetit të 21 shtatorit me magnitutë 5.8 tyë shkallës Rihter apo jo.

 

Përveç kësaj çështejeje Bardhi ka kërkuar informacion edhe për ekspertët që bënë verifikimet në terren si dhe nëse u informuan banorët apo jo. Sipas PD, kjo shkresë është bëra deklaratave të bëra nga ana e banorëve të cilët akuzuan bashkinë e Krujës se nuk mori masa dhe pse pallatet sipas tyre u dëmtuan.

 

Pesë çështejt që PD kërkon informacion

Pas tërmetit të datës 21 Shtator 2019, a ka kërkuar zyrtarisht dhe a ka kryer Bashkia Krujë verifikimin e sigurisë dhe gjendjes së dy pallateve të shkatërruara në Thumanë nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019? Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion dokumentin zyrtar që e provon këtë. A është informuar ose raportuar pranë Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile (KNEC) për gjendjen e këtyre pallateve?
A u verifikuan dy pallatet në Thumanë pas tërmetit të 21 Shtatorit? Nëse po, kush janë ekspertët që u angazhuan dhe çfarë vlerësimi bënë ata? Lutemi një kopje të aktit të konstatimit/verifikimit të hartuar dhe nënshkruar prej tyre.
A u lajmëruan banorët për gjetjet e ekspertimit/verifikimit?
Nëse godinat ishin vlerësuar si të rrezikshme, çfarë masash u morën për strehimin e banorëve dhe ndalimin e hyrjes në ato banesa?
Kush lejoi futjen e banorëve në pallatet e shembura në 26 Nëntor 2019 dhe mbi çfarë bazë u bë kjo?

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re