Një rast i lidhjes së energjisë në mënyrë të paligjshme është zbuluar në Shëngjin.

Sipas një njoftimi për mediat OSSH shkruan se në një pallat shumëkatësh në Shëngjin të Lezhës është konstatuar se ishte lidhur në mënyrë ta paligjshme energjia elektrike, dhe ndaj subjektit privat u mor masa administrative dhe kallëzim penal.

Nga kontrollet e ushtruara u konstatua një objekt banimi (pallat shumëkatësh), i cili ishte lidhur në mënyrë të paligjshme me rrjetin elektrik të OSSH, duke shkaktuar dëm ekonomik ndaj shoqërisë si dhe vepër penale, bazuar mbi kodin.

Rasti u ndoq në prezencë të uniformave blu, duke ia kaluar më tej për veprime ligjore organeve kompetente.

OSSH i bën thirrje abonentëve të distancohen nga abuzimi me energjinë elektrike dhe të denoncojnë çdo rast në numrin e Cel: 👉069 414 1001 ëhatsapp/viber.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re