Për herë të parë në Francë, Pallati Presidencial (Elysee) filloi të shiste suvenire. Nuk është e qartë nëse kjo nismë do të ndihmojë imazhin e Presidentit Emmanuel Macron, i cili vetëm 23 për qind ka mbështetjen publike, ndërsa disa nga të ardhurat nga shitja do të shpenzohen për mirëmbajtjen e pallatit, përcjell KosovaPost.
Të gjitha të ardhurat e krijuara nga shitja e produkteve, të cilat prodhohen tërësisht në Francë, do të shpenzohen për mirëmbajtjen e 300 vjetorit të Pallatit Presidencial Elysee.
Kjo iniciativë është bërë e mundur me lejen e Macron dhe është në dispozicion në https://boutique.elysee.fr/
Në dyqanin online, çmimi i madh i Macron kushton rreth 10 euro, ndërsa fotografitë e Macron kushtojnë rreth 25 euro.
