Në lagjen nr. 5 në Durrës, 40 familje ditën e sotme kanë dalë në protestë. Ata shprehen se që prej 26 nëntorit kur pallati shfaqi probleme, nuk është marrë asnjë masë.

“Kemi bërë kërkesë, jemi ankuar, por nuk kemi marrë asnjë zgjidhje. Tani vijojmë të qëndrojmë në ankth”, tregon një qytetare.

Një tjetër qytetar thekson se situata nuk mund të vazhdojë kështu, pasi çështja duhet të sqarohet.

“Kemi shkuar tek komuna, kryetari në thotë e ka në dorë Bashkia. Bashkia nuk na jep përgjigje. Ne na vjen zor të shkojmë përditë për një përgjigje të cilën ende sot e kësaj dite nuk e kemi marrë.

Po na sorollatin, asnjë ndihmë, jemi braktisur nga shteti. Pallati është pa kolona, jemi të rrezikuar nga ndërtesa”, shprehet një tjetër banor.

Të shqetësuar ata kërkojnë të zgjidhet çështja për pallatin e dëmtuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re