Vonesat e shkaktuara për nisjen e punimeve në kompleksin “Jedas” në Durrës, i cili u dëmtua nga lëkundjet sizmike të 26 nëntorit 2019, ka bërë që banorët të dalin sërish në protestë.

 

Ata thanë se firma që ka fituar tenderin për riparimin e kompleksit me rreth 300 familje, është tërhequr nga gara, pasi fondi i vënë në dispozicion nga bashkia është i pamjaftueshëm. Kjo pasi, sipas banorëve, ka mospërputhje të projektit të hartuar me punimet në terren.

 

Firma e parë fituese do tërhiqet në formë jo zyrtare, tashmë është zyrtare. Dhe ne burimet i kemi. Ashtu siç do tërhiqet e dyta dhe e treta. Kjo do të thotë që tenderimet për pallatin tonë ka dështuar dhe do anulohet si procedurë, se me argumentet që ka përdorur firma e parë: ka mospërputhje preventimi me projektin. Kostoja, e cila është përllogaritur me pallatin tonë është e pamjaftueshme. Sot e kësaj dite nuk po vjen asnjë.

 

Tërheqja e firmave nga zbatimi se ka mospërputhje. Këtu duhet të përqendrohet puna

 

Të ndodhur në një situatë të paqartë prej 18 muajsh lidhur me pallatin e tyre, banorët kërkuan një zgjidhje nga ana e autoriteteve ose në të kundërt do të përshkallëzojnë protestën.

 

Jemi bërë sikur po vijmë në varreza. Jemi shumë të mërzitur nuk kemi më shpresa. T’i japin drejtim. Durimi ka vetëm një kufi. Vijnë pushimet.

 

Kompleksi “Jeda”, me sipërfaqe totale 32 mijë metra katrorë, është klasifikuar me shkallë dëmtimi ds4, ndërsa fond i përcaktuar për riparimin e tij është 247 milionë lekë të reja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re