Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Matthew Palmer e konsideron “status quo-në në Ballkan si të paqëndrueshme” dhe për këtë u kërkoi autoriteteve të Kosovës “të intensifikojnë përpjekjet” për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Në festimin e 20-vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, ai tha se “nuk ka kohë më të mirë se e tashmja”, referuar marrëveshjes në fjalë, mbetur në tentativë.

Ai vlerësoi se “normalizimi i marrëdhënieve është vendimtar për të ardhmen evropiane të të dy vendeve, por edhe për stabilitetin, prosperitetin dhe të ardhmen e rajonit”.

“Shtetet e Bashkuara janë në anën e Kosovës, për të nxitur përparimin e tij, por është koha që Kosova të intensifikojë përpjekjet për të siguruar një paqe të qëndrueshme në mënyrë që arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e cila do të përqendrohet në njohjen e ndërsjelltë”, tha ai Palmer.

Ai shtoi se kjo është “e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve që i mban të dyja palët në ngërç për të përmbushur potencialin e tyre”.

Në këtë drejtim, Palmer kujtoi “pajtimit historik” mes Greqisë dhe Maqedoniasë Veriore, e cila, siç vlerësoi, tregoi se me liderë të guximshëm përballen me të ardhmen, duke bërë të mundur që të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e së kaluarës.

Në fund, ai tha se SHBA vazhdon të jetë një partner i fuqishëm në Kosovë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re