I dërguari Special i SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer ka njoftuar se do të angazhohet maksimalisht në dialogun mes Serbisë e Kosovës.

 

Në një intervistë për Tanjug, Palmer deklaroi se qëllimi tij është që të ulë në tryezën e bisedimeve Beogradin dhe Prishtinën sa më shpejtë që të jetë e mundur.

 

“Qëllimi im është që t’i kthej Beogradin dhe Prishtinën në tryezën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur dhe të sigurojë një marrëveshje. Zgjidhja e çështjes së Kosovës është shumë e lartë në axhendën time. Ne kemi mundësinë dhe ne duam ta shfrytëzojmë”

 

Palmer shprehet besimplotë se arritja e një marrëveshjeje mes dy shteteve do të sillte dhe një normalizim të marrëdhënieve mes tyre dhe do të hapte rrugën Europiane si për Serbinë ashtu dhe Kosovën.

 

“Ne kemi zgjedhje në Kosovë më 6 tetor, dhe ato do të mbahen në Serbi në pranverë. Ne do të kemi mundësinë që të vazhdojmë negociatat midis dy zgjedhjeve, të cilën duhet ta shfrytëzojmë. Shpresojmë që të dyja palët të shfrytëzojnë këtë mundësi.”

 

Palmer nga ana tjetër theksoi se ai shpreson që qeveria e ardhshme e Kosovës të pranojë që pezullojë taksën 100% të vendosur ndaj mallrave serbe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re