Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Mathheë Palmer, ka theksuar se SHBA-ja tregon se është sërish e përqendruar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

Gjatë vizitës së tij në Podgoricë, në takimin me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviç, Palmer është shprehur se Mali i Zi është shteti më i suksesshëm multietnik në rajon dhe se nuk është rastësi që Mali i Zi është shteti i parë që viziton pas marrjes së detyrës.

 

Ndërkohë kujtojmë se në 30 gusht Palmer u emërua përfaqësues për Ballkanin nga Departamenti amerikan i Shtetit.

 

Duke e uruar për këtë post, Markoviç tha se vendimi për emërimin e Palmerit paraqet mundësi reale për përshpejtimin e realizimit të qëllimeve strategjike dhe se kontribuon në stabilitetin e gjithë rajonit.

 

Gjithashtu kryeministri malazez, e ka cilësuar Palmerin si njohës të shkëlqyeshëm të Ballkanit.