Zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Euroazi gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni ka shprehur mbështetjen që vendi i tij i jep Maqedonisë në këtë rrugëtim.

 

Ndër të tjera ai theksoi se për aq kohë sa Maqedonia do të ndjekë rrugën e integrimeve drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian, do ta ketë mbështetje të pakufizueshme.

 

Ndërkohë i pyetur se pse gjatë ditës ai nuk takoi presidentin Ivanov, dhe kreun e opozitës Mickoski, Palmer tha se koha e tij ka qenë e limituar.

 

Kryeministri Zoran Zaev në konferencën për media i kushtoi rëndësi hapit të parë të zbatimit të marrëveshjes së Prespës, gjegjësisht votimit të së premtes me mbështetjen e shumicës së deputetëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re