Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor Mattheë Palmer është takuar me ambasadoren e re të emëruar në Shqipëri Yuri Kim.

 

Përmes një postimi në Facebook ambasada e SHBA bën me dije se në këtë takim është diskutuar qëndrimin e guximshëm dhe parimor të Shqipërisë mbi Iranin.

 

Ndër të tjera në këtë takim është folur edhe për përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

 

“Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor Mattheë Palmer u takua me Ambasadoren Yuri Kim për të diskutuar qëndrimin e guximshëm dhe parimor të Shqipërisë mbi Iranin, si dhe lajmin pozitiv lidhur me përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. #SHBAQendronKrahShqiperise”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re