Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA, Matthew Palmer, do të ketë disa biseda online me zyrtarë të lartë në Shqipëri ku fokusi i tyre do të jetë padyshim procesi i përgatitjes së zgjedhjeve të 25 Prillit, dhe Reforma në Drejtësi.

Lajmi bëhet i ditur nga faqja e ambasadës amerikane në Tiranë , ndërkohë që Palmet do të “takohet” online me kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe kryedemokratin Lulzim Basha, si dhe me ata që ambasada i cilëson “kampionët e reformës në drejtësi”.

Mesazhi i ambasadës së SHBA:

Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Mattheë Palmer do të zhvillojë sot një “vizitë virtuale” në Shqipëri. Ai do të takohet me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Basha për të diskutuar mbi përparësitë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit.

Zv.Ndihmës Sekretari Palmer do të takohet gjithashtu me kampionët e reformës në drejtësi. Ai do ta përfundojë vizitën e tij me një tryezë të rrumbullakët me gazetarë, të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit dhe trajnimit të SHBA.

 Loading …

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re