Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit për çështje evropiane Methju Palmer do të takohet sot me zyrtarë të lartë në Shkup. Ai pritet te bisedoje me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e jashtëm Nikola Dimitrov, por edhe me përfaqësues të tjerë të partive politike.

 

Ne fokus do te jete perspektiva euroatlantike e Maqedonisë pas miratimit te ndryshimeve kushtetuese qe i hapin rrugën zbatimit te marrëveshjes se emrit. Kjo është vizita e dytë e zëvendësndihmës sekretarit amerikan te shtetit Metju Palmer në Shkup.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re