Deputeti demokrat Edi Paloka ka ironizuar ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, pas reagimit të kryediplomates për incidentin në Kuvend mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj.

 

“A mund të na besh nje liste zonja guvernatore se cfare lejohet e cfare nuk lejohet te bejme ne Kuvendin e Shqiperise qe te jemi te qarte e mos bejme me gabime?

Eshte fatkeqesi kur njeriu nuk e kupton me se vjen nje moment qe thjeshte behesh qesharak me deklaratat e qendrimet qe mban…! Zonje, ne jemi ata qe u ngritem kunder diktatures me te eger ne Evrope…”, shkruan Paloka.

 

Ambasadorja amerikan, duke iu referuar veprimit që Berisha bëri ndaj Alibeajt, duke e përzënë atë nga foltorja, tha se sulmet dhe kërcënimet janë fenomene që i përkasin të kaluarës dhe nuk duhet të përsëriten.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re