Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se për fat të keq, dorëheqja e Bashës është vazhdim i një skenari me truke dhe hile.

Paloka theksoi se edhe deputetët që kanë qenë brenda selisë së PD nuk kanë qenë dakord me deklaratën e Alibeajt, i cili foli në emër të grupit parlamentar të PD.

“E gjitha një gjë qesharake, vazhdë e asaj që po bënte Basha deri tani. S’është më fytyra e Bashës por dolën me të Alibeajt për të mbajtur të njëjtin qëndrim. Vetëm për bashkim nuk mund të bëhet fjalë kur mban qëndrime të tilla”-tha Paloka.

Paloka tha se Lulzim Basha ka pasur mision përçarjen e PD ndërsa u shpreh se ka një vazhdim të qëndrimeve të Bashës.

“Alibeaj është i shkarkuar njësoj si Basha, s’ka asnjë tagër. E bën qesharake, uroj mos të jetë vazhdë e misionit përçarës.”-tha Alibeaj.

Më tej ai theksoi se Basha thotë që ‘për shkak të vendimit që mora, u përça Partia Demokratike’, la të nënkuptohej që edhe dorëheqja e tij lidhet me këtë fakt.

“Kur Basha vetë e deklaron që largimi i Berishës përçau PD-në, si ti tjetri që vjen pas Bashës që i ke kërkuar dorëheqjen Bashës, thua duhet të largohet Berisha. Kjo historia nisi më 9 shtator, shkaku dhe pasoja. Po thua shkaku të iki, pasoja të mbetet. Uroj të jetë një tentativë për të dalë nga situata ku janë. I presim të gjithë deputetët të pranojnë realitetin. E konfirmoi 6 marsi”-tha Paloka.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re