Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka në një dalje për mediat tha se dorëzimi i Klement Balilit nuk është një hap i madh siç e konsideroi kryeministri, por sipas tij, ky është dorëzim i kontrolluardhe në pakt me Ramën.

Ai shoti se shefi i qeverisë po ndjek të njëjtën skemë siç ndodhi me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Paloka shtoi mes tjerash se Balili ka jetuar në Sarandë dhe propaganda që i janë konfiskuar pasuritë janë farsë e kësaj qeverie.

“Shoqërimi i Klement Balilit nuk është një hap i madh kundër krimit, por dorëzim i kontrolluar në pak me Edi Ramën. Edi Rama po zbaton të njëjtën skemë si me Saimir Tahirin, Dorëzim i kontrolluar, hetim sipërfaqësor.

Për ish ministrin e drogës, që la mandatin e ministrit u la në shtëpi, për t’iu përgatitur lirimi.

Edi Rama kontrollon hetimin e kësaj çështje. Gjatë gjithë kësaj kohë Balili ka patur mbështetjen e Ramës. Ai ka jetuar në Sarandë.

Kompania tij ka marrë 77 tendera nga qeveria e Edi Ramës. Të gjithë në Sarandë e dinë se konfiskimi i resortit luksoz është farsë. Propaganda nuk do ta ndihmojë që ta shesë këtë si suksese. Qeveria është në duart e një njeriu të vetëm”, tha ai

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re