Pasi kryeministri Edi Rama doli në një lidhje live përmes ‘Facebook’-ut nga banesa e tij, ku qendron ne izolim per shkak te koronavirusit, vjen një reagim i ashpër nga nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

Pëmes një mesazhi në “Facebook” Paloka thekson se Rama nuk është bloger, por një kryeministër frikacak.

Demokrati theksoi se vetë, mkë frikacak vazhdon e bën selfie nga bunkeri, ndërsa shtoi se Rama ka përgjegjësi për njereëzit, të cilët jetojnë në kufijtë e mbijetesës.

Postimi i Palokes:

Nuk je bloger , je kryeminister o deficent e frikacak!

Eshte fatkeqesi! Eshte e tmerrshme !

Te kesh kryeminister ne nje situate te tille nje deficent te papergjegshem, nje frikacak e deshtak qe vazhdon e ben video selfi nga bunkeri ku eshte mbyllur duke keputur brockulla e pa marre asnje mase reale.

E degjuat cfare tha tani …: “…atyre qe kane probleme dhe jane kapur te papregatitur ju kerkoj ndjese dhe te na e bejne hallall…”

O deficent, je kryeminister e ke pergjegjesi per keta njerez, nuk je bloger qe ben thirrje nga shtepia e ju tregon njerzve si te heqin merzine . Ka njerez qe jane ne kufijte e mbijeteses, kurse ti je futur ne vrime .

Mjere ky popull…!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re