Është mbyllur pas rreth dy orësh mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste.

Pas mbledhjes, kryeministri Edi Rama në një deklaratë për media u ndal në akuzat e lëshuara ndaj deputetëve të partisë demokratike Edi Paloka dhe Bujar Leskaj duke i quajtur ata të dehur.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Ata janë bedel, në kuptimin e plotë të fjalës, sot është dita për t’i dhënë përgjigje një pyetje, pse paratë ruse u derdhën në Shqipëri për një parti për të rrëzuar qeverinë? Dhe për një parti të opozitës qeveria duhet të jetë më e rëndësishme se paratë ruse dhe në këtë moment kur askush nuk çohet dhe thotë që “ky është një trup që ka bërë PD, jam këtu, ‘kisha dijeni, më vjen keq që nuk e besova këtë gjë, kërkoj falje që kam thënë se është komplot i Sorosit me Ramës, se tani është fakt, kështu që për këto arsye, unë ndihem keq dhe distancohem”, nuk e bëri asnjë, jo se kanë marrë para, por se janë bedel dhe kur nuk e ka kapacitetin moral, për të vënë interesin  eventit vet mbi bedelizmin, është një i pafe, një i paatdhe. Sepse për pak u deha dhe unë nga aroma e alkoolit që ata kishin pirë dhe vetëm të dehurit mund të flasin me atë gjuhë në mes të një parlamenti”

 

I pyetur nga gazetarët edhe mbi protestën e organizuar nga opozita në datë 12 nëntor, kreu i qeverisë përveç paralajmërimit se lidhjet e opozitës me likuiditet ruse nuk janë ndërprerë tha dhe se ndjen keqardhje për ata që do të dalin të protestojnë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“S’kemi asnjë lloj minute për të humbur me protestën e thirrur prej atyre që kanë marrë gjysmë mln dollarë për të bërë protesta të kësaj natyre në të kaluarën. Koha do të tregojë se lidhjet e tyre me likuiditet ruse nuk janë ndërprerë. Do e shihni. Ndjej keqardhje për ata që do i shkojnë na pas. Po tërhiqen prej hundesh nga përfaqësuesit më të zymtë dhe më të mallkuar. Ndërrojnë emrin, pamjet, por janë po ata që nga 1912-ta.”

Ndërsa akuzat për projektin e portit të Durrësit, Edi Rama i ka cilësuar të shëmtuara dhe sqaroi se projekti nuk është mirartuar, por është kaluar për diskutim, teksa theksoi se shteti shqiptar ka marrë 33% të aksioneve.

Në mbledhjen e kryesisë së partisë socialiste u diskutua gjithashtu organizimi i fushatës zgjedhore, kandidatët dhe angazhimi në terren për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re