Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës Edi Paloka, gjatë një bashkëbisedim me banorët e Katundit të Ri u shpreh se qëllimi i Partisë Demokratike është të ndalojë emigrimin.
Ai shtoi se do të krijojnë kushte që të rinjtë të punësohen në vend dhe të krijojnë një jetë të mirëqenë e të sigurtë.
“Pas 30-vitesh shqiptarët po ikin prapë, jemi në garë me sirianët, kush të iki më parë nga vendi i tyre. Këtë duhet t’i lëmë Ramës të përfundojë?
Për këtë t’i japim mandat tjetër? Beteja është për njerëzit që luftojnë për bukën e gojës përballë një tufe që nuk di ku të çojë milionat dhe kërkon prapë në kurriz të shqiptarëve të vazhdojë të vjedhë dhe poshtërojë njerëzit.”, u shpreh Paloka.
I cili nuk ka lene pa prekur dhe problemin e strehimit te familjeve te demtuara nga termeti, perballimin e pandemise, ku sipas tij qeveria e Rames i ka lene njerezit te meshire te fatit!
Më tej Paloka shtoi se Edi Rama e mori zvarrë vendin dhe pengoi integrimin në BE.
“Misioni ynë është anëtarësimi në BE. Vetëm arritja e këtij objektivi sjell ndryshimin në vend, por kjo bëhet vetëm duke patur në krye të qeverisë një kryeministër europian si Lulzim Basha”, shtoi Paloka.
