Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka reaguar kundër demokratëve të cilët i kanë kërkuar që të largohet nga Partia Demokratike dhe të krijojë një parti të re.

Paloka shkruan në “Facebook” se në 31 vite ai ka mbajtur gjjthmonë një marrëdhënie korrekte me kolegët dhe bashkëpuntorët e PD-së dhe nuk i kishte shkuar në mendje që keta persona do i thonin që të “shkojë të bëjë partinë e vet”.

“Ne 31 vite , me koleget dhe bashkepuntoret ne PD kam mbajtur gjithnje mardhenie korrekte. E vetmja “ndarje” ka qene qe kafen dhe muhabetin e beja me ata qe me pelqente , te tjeret, edhe ata per te cilet nuk kisha piken e simpatise si njerez, i respektoja per hir te qendrimit ne te njejten llogore.

Gjithnje kam vleresuar ata qe rrugen e tyre ne politike e kane shtruar vete , nderkaq te katapultuarit  ne postet me te larta ne parti dhe qeveri, pa asnje kontribut e merite, i kam pare gjithnje si te perkohshem qe sapo t’ju heqesh lugen nga dora, kthejne shpinen e shkojne ne pune te vete. Historia dhe pervoja e ketyre 31 viteve me ka dhene plotesisht te drejte. Megjithate , sic e permenda me lart, sa kemi qene nen nje cati ( se llogoret e luftes keta nuk i njohin) i kam respektuar edhe keta.

Nuk ma merrte mendja qe do vinte nje dite , qe pikerisht keta te fundit, do me thonin mua po sidomos mijera demokrateve qe sakrifikojne prej nje jete ne PD pa asnje perfitim:

“Shkoni beni partine tuaj !!!”

Kjo eshte , sic thote nje shprehje, “Te te … breshka””, shkruan Paloka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re