Nënkryetari i Partisë Demokrtike, Edi Paloka, ka komentuar përmes një postimi në Facebook, takimin e kryeministrit Edi Rama në Mirditë.

Sipas numrit dy të selisë blu, kreu i qeverisë i tall, i fyen dhe më pas i urdhëron ta duartrokasin.

“I tall, i fyen dhe i urdhëron ta duartrokasin… Më e keqja është se një pjesë e pjesëmarrësve e duartrokitën pas kësaj. Kjo sapo ndodhi në takimin e Ramës me administratën dhe militantë të “Rilindjes” në Mirditë”, shkruan Paloka.

Postimi i plotë i Edi Palokës:

I tall, i fyen dhe i urdheron ta duartrokasin… Me e keqja eshte se nje pjese pjesmarresve e duartrokiten pas kesaj.

Kjo sapo ndodhi ne takimin e Rames me administraten dhe militante te “rilindjes” ne Mirdite.

Pasi ju tregoi perralla per arritjet imagjinare te “rilindjes”, duke folur per turistet qe do te vershojne ne Mirdite pas ketyre “arritjeve” , Rama leshoi nje nga ato qe ka zakon:

“Ata (turistet) do vijne pastaj ketu te degjojne perrallat e mirditoreve…”-ju tha mirditoreve.

Kjo deklarate e Rames u prit me murmurima pakenaqesie ne salle, por Rama, qe e kuptoi cfare reagimi ngjalli, jo vetem nuk u terhoq por me arrogance ju tha:

“Duartrokisni ne vend qe te murmurrisni…” E cfare ishte me e keqja disa prej atyre ne salle e duartrokiten. Jo te gjithe per hir te se vertetes, po do kete qene ajo pjesa qe partine e vene jo vetem mbi ardheun( sic eshte shprehur ideologu Tao Palla) por me sa duket dhe mbi nderin dhe dinjitetin e vetes. Po ne do dalim me 16 edhe per ata…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re