Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka përmes një postimi në Facebook ka sulmuar dhe ironizuar ata që i rrinë në krah dhe mbështesin Edi Ramën.

‘Po ja që ka ende nga ata që e bëjnë edhe publikisht sepse ka dhe do të ketë gjithnjë qenie pa karakter dhe dinjitet që fytyrën e shesin të parën’,-shkruan Paloka.

Postimi i plotë:

Sot e ka kuptuar kushdo se të jesh në krah të Ramës e të vazhdosh ta mbështesësh është TURP.

Po ja qe ka ende nga ata që e bejnë edhe publikisht sepse ka dhe do të ketë gjithnjë qenie pa karakter dhe dinjitet që fytyrën e shesin të parën.

Çfarë ata dhe ai që i përdor, nuk kuptojnë, është se fytyra e tyre nuk vlen më asnjë lek…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re