Skip to content

Pamja që ka thyer zemrat: çifti me koronavirus, gati “lamtumira” në kushte spitalore (video)

koronavirus starci oprostaj twitter

 

Një pamje e një çifti të moshuarish të infektuar nga koronavirusi që rrijnë pranë e pranë në dy shtretër spitali me fytyrat e tyre të mbuluara me maskë, është bërë virale në rrjetet sociale.

“Një çifti pacientësh të moshuar të infektuar nga koronavirusi duke i thënë njëri-tjetrit lamtumirë në spital…Kjo mund të jetë koha e tyre e fundit”, thuhet në një postim që është parë nga më shumë se 675,000 njerëz deri më tani.

Por pati dhe nga ata që iu uruan atyre vijimin e jetës.

“Më theu zemrën time, shpresoj që ata të mbijetojnë”, “Shpresoj që ata të shërohen”, Faleminderit Zotit që të paktën janë së bashku”, “Kjo është aq e trishtueshme. shpresoj se do të shërohen”,  “Kjo më bëri të qaj “, ishin disa nga komentet.

https://twitter.com/juliojiangwei/status/1224102716747796480