Në rrjetet sociale ata kanë komentuar reagimin e kryeministres italiane pas shtrëngimit të duarve që ajo pati me presidentin francez

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni nuk ka mundur ta përmbajë grimasën e saj me shprehje antipatie ndaj presidentit francez, pasi shtrëngoi duart me të në pritjen e Samitit të G7-ës në Pulja

Teksa i jep dorën Macronit e ky ia puth, si një gjest xhentëllmen, Meloni jo vetëm duket e ftohtë, por dhe shfaq aktrimin e saj të detyruar pasi presidenti francez vijon më tej. Grimasa e saj bezdisëse mund të përkthehet dhe si “s’e honeps dot këtë tip”.

Dhe në fakt kjo padashuri mes tyre u përcoll dhe nga fakti që të dy u përplasën për çështjen e abortit dhe ekzistencën e kësaj fjale në tekstin e konkluzioneve. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re