Pamjet që vijnë nga zyrat e ALEAT në qytetin e Beratit janë mjaft shqetësuese, me dhjetra qytetarë që presin në radhë për të bërë aplikimet. Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, edhe këtë të mërkurë, dhjetra aplikues kanë krijuar radhë të gjata, pavarësisht temperaturave të larta, për të aplikuar për kartë dhe pasaportë biometrike.

Një nga shkáqet e kësaj radhe është bërë dhe kthimi i emigrantëve nga jashtë vendit, të cilët kanë pak kohë në dispozicion, dhe duan të kthehen sa më parë në vendet e tyre të punës. Edhe pse kanë bërë aplikimet për të marrë pasaportën për tre ditë ata janë përballur me vonesa, për të cilat bëjnë përgjegjëse institucionet.

Sa i takon distancimit social, qytetarët shprehen se i kanë vendosur maskat dhe nuk kanë frikë, ndërsa shtojnë se duan që të mbarojnë punë sa më shpejt.  Për më shumë shihni videot e mëposhtme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re