Skip to content

Pamje: anarkizmi mjedisor ndyn Trevin e famshëm

fontana di trevi 001.webp

Shtatë aktivistë të klimës hynë në shatërvanin e famshëm Trevi të Romës të dielën dhe ndynë ujin e atyshëm pasi hodhën qymyr.

Anëtarët e “Ultima Generazione” (“Gjenerata e fundit”, versioni italian i lëvizjeve aktive në Gjermani) shpalosën pankarta ku shkruhej “Ne nuk paguajmë për karburantet fosile” ndërsa brohoritnin “Vendi ynë po vdes”.

Shumë shpejt efektivët e policisë hynë në ujë për t’i arrestuar.

E gjithë kjo nën vështrimin e turistëve të shumtë të cilët e fiksuan skenën me celularët e tyre, ndërsa kalimtarë të tjerë u bërtisnin protestuesve.

“Ultima Generazione” bëri thirrje për t’i dhënë fund përdorimit të lëndëve djegëse fosile, ndërsa e lidhi protestën me përmbytjet shkatërruese dhe vdekjeprurëse të ditëve të fundit në Italinë veriore. Një në katër shtëpi në Itali, të paktën sipas tyre, është në rrezik nga përmbytjet.

fontana di trevi 003

Ndërhyrja e aktivistëve, e cila është në frymën e asaj që bëhet në muze, u dënua nga kryebashkiaku i Romës, duke thënë se “mjaft me sulmet ndaj veprave të artit”. /tesheshi.com/