Skip to content

Pamje apokaliptike nga Gjermania / Shtëpi të shkatërruara dhe rrugë të përmbytura, 30 persona të zhdukur (FOTO)

auto 54371626326816 1

30 persona është bilanci i të zhdukurve pas shembjes së gjashtë shtëpive pasi shiu i madh shkaktoi përmbytje të mëdha në Gjermaninë perëndimore, sipas një raporti të medias lokale.

“Banesat u shembën natën e kaluar në shtetin gjerman të Rhineland-Palatinate”, tha transmetuesi SËR.

“Dy zjarrfikës u mbytën dhe ushtria u vendos për të ndihmuar banorët e bllokuar të mërkurën. Rreth 25 shtëpi të tjera rrezikojnë të shemben në rrethin e Schuld bei Adenau në rajonin kodrinor Eiffel”, shtoi ai.

Burimet e përshkruan situatën në rrethin rural të Eifelkreis Bitburg-Prum si “jashtëzakonisht të rrezikshme”.

Një zëdhënës i distriktit  tha SËR se një familje me pesë veta ishte bllokuar në një pronë të rrethuar plotësisht nga uji. Shpëtuesit nuk janë në gjendje të arrijnë në këto vende me barka.

auto 58259549 4011626326814 auto 58259563 4011626326815 auto 58259577 4031626326815 auto 58263731 4011626326814 auto 58269837 4011626326815 auto 248074430 646x4311626326815 1 auto 45601626326816