Një autobus nga Kosova është aksidentuar në Serbi, por për fat nuk është shndërruar në tragjedi.

Sipas mediave serbe, autobusi përplot me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Për pasojë, 17 persona kanë mbetur të lënduar, por pa iu rrezikuar jeta askujt.

Autobusi i kompanisë turistike “Zhitia Tours” ishte nisur nga Prishtina drejt Graz-it në Austri.

Dhe aty rreth orës 21.00 është përmbysur, e ndodhur kjo në afërsi të Krushevcit. Sipas kompanisë, shkak kanë qenë ngricat në rrugë si pasojë e një bore të rënë dhe të ftohtit të acartë.

“Falënderojmë Zotin që nuk kishte lëndime serioze. Pasagjerët që ishin në autobusin kur ndodhi aksidenti tashmë janë rrugës për në Slloveni. Ju falenderojmë për ndihmën sinqeritetin e besnikërinë tuaj ndaj nesh”, thuhet në postimin e kësaj kompanie.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re