Skip to content

Pamje: balena kërcen nga uji dhe godet varkën

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Momenti që një balenë kërcen nga uji dhe përplas një varkë të vogël në brigjet e Masaçusets në SHBA, është kapur në një video që po bën xhiron e internetit.

Në klipin e transmetuar nga mediat amerikane, gjitari masiv detar, i cili duket të jetë një balenë më e madhe, del nga deti dhe i bie me turi anijes 5-6 metra të gjatë, përpara se të kthehet në ujë.

Incidenti u shpalos mëngjesin e së dielës së kaluar në zonën e White Horse Beach të Plymouth, sipas zyrtarëve të qytetit. “Ishte çmenduri,” tha dëshmitari okular Ryder Parkhurst për NBC Boston, duke përshkruar skenën. “Djali në varkë ishte thjesht në vendin e gabuar në kohën e gabuar, kjo është e gjitha. Nuk u besoja syve kur pashë se anija nuk ishte fundosur”.

Sipas NBC News, përplasja e balenës me varkën e vogël nuk shkaktoi asnjë lëndim te operatori i saj, por as dëme serioze që do të kërcënonin aftësinë e saj detare. Nuk është ende e qartë nëse balena ka pësuar ndonjë lëndim.

Autoritetet Vendore të Peshkimit kanë lëshuar një deklaratë ku këshillojnë operatorët e skafeve dhe peshkatarët të mbajnë distancë të sigurt nga balenat për të shmangur incidente të ngjashme gjatë këtyre ditëve, kur trafiku i varkave është shtuar në zonë.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë