Amibentet e komisariatit numër 5 në Kamëz, janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Sipas informacioneve të siguruara nga Fax News zjarri i rënë këtë mbrëmje në komisariatin nr 5 ka shkaktuar lëndime për 3 persona dhe gjithashtu edhe disa dëme materiale. Menjëherë pas rënies së zjarrit janë lajmëruar forcat zjarrëfikse të cilat kanë bërë të mundur vënien nën kontroll zjarrin.

Pas shuarjes së flakëve një grup hetimor është ngritur dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe shkaqet e këtij zjarri.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re