Një adoleshent palestinez u vra mëngjesin e sotëm gjatë një sulmi ajror izraelit në Jenin, në Bregun Perëndimor të pushtuar, tha Ministria e Shëndetësisë palestineze.

“Një djalë 17-vjeçar u vra dhe një tjetër 18-vjeçar u plagos rëndë nga plumbat (forcat) izraelite gjatë sulmit të tyre në Jenin”, tha ministria në një deklaratë.

Kampi i refugjatëve palestinezë në Jenin, shtëpia e rreth 14,000 njerëzve, është bërë kohët e fundit në qendër të tensionit, pas një valë sulmesh që vranë 19 persona.

Një civil palestinez dhe një ushtar izraelit u vranë dhe trembëdhjetë palestinezë u plagosën gjatë një operacioni ushtarak izraelit atje javën e kaluar.

Kryeministri izraelit Naftali Bennett ka bërë të ditur emrin e ushtarit të rënë, Noam Raz. Autoriteti Palestinez ka bërë të ditur emrin e palestinezit të vdekur: ishte Daoud al-Zubaidi, vëllai i Zakaria al-Zubaidi, lideri i krahut ushtarak të lëvizjes Fatah të Presidentit të Autoritetit Palestinez Mahmoud Ahmadinejad, i arrestuar sërish.

Bastisjet erdhën pasi dhuna shpërtheu gjatë funeralit të SirinAbu Akleh, një gazetare e Al Jazeera, e cila u vra javën e kaluar ndërsa mbulonte një bastisje të ushtrisë izraelite në kamp.

Policia izraelite sulmoi një spital në Jerusalem dhe madje edhe njerëzit që mbanin arkivolin, duke shkaktuar një protestë ndërkombëtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re