Skip to content

Pamje dramatike, çfarë bën një baba për të shpëtuar të birin

Në një dyqan ëmbëlsirash, duke paguar për një porosi që mori për djalin e familjen. Gjatë gjithë kohës me kokën e vëmendjen tek i biri, veçse 4 vjeç, i cili po priste pak metra më tutje banakut. Papritur, një makinë vjen me shpejtësi drejt dyqanit.

Ky baba arrin të pikasë me cepin e syrit makinën e menjëherë hidhet të kapë të birin. Momentet e regjistruara nga kamera e sigurisë, i përngjajnë atyre nëpër filma.

 “Vijmë këtu për fundjavë për të blerë ëmbëlsira për fëmijët. Po paguaja faturën e po bëja atë që bëj përherë, po hidhja një sy tek djali për të parë nëse ishte mirë. Pashë që jashtë dyqanit po vinte makina… u godita në momentin që kapa djalin. Duhet patur përherë vëmendja tek fëmija, një sekondë duhet dhe…”-tregoi Alan, babai i 4 vjeçarit.