Pamjet e një helikopteri që humb lartësi e përplaset në ujë kanë bërë xhiron e rrjetit. Ngjarja ka ndodhur në Majemi, ndërsa disa metra larg vendit ku helikopteri u rrëzua, kishte dhjetëra njerëz që po laheshin në det.

Pamjet video u publikuan nga policia e më tutje në të gjitha mediat e mëdha të huaja. Në helikopter kishte 2 pasagjerë dhe piloti. Pasagjeret u dërguan në spital dhe siç raportoi media e huaj, gjendja e tyre është stable.

Piloti  ka bërë ç’është e mundur që të ulë helikopterin në një zonë jo shumë larg bregut, në mënyrë që dy pasagjerët (njëra e shoqja e tij) të mos mbyteshin në ujë. Mrekullisht të tre kanë shpëtuar, ndërsa siç tregoi media amerikane, pasagjerja në helikopter sapo kishte humbur të shoqin në një aksident tragjik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re