Qofsh fëmijë, i/e martuar apo edhe 50 vjeç, sërish për nënën e babain do të mbetesh ‘fëmijë’, thënë ndryshe më i shtrenjti apo e shtrenjta e kësaj botë.

Video e mëposhtme e tregon më së miri këtë fakt të thjeshtë. E regjistruar në SHBA, pamjet tregojnë momentin kur një makinë garash përplaset e më tutje merr flakë.

I pari që vrapon, disa sekonda përpara ekipeve të shpëtimit, është babai i djalit që pësoi aksidentin. Teksa karburanti derdhet kudo në tokë e makina përfshihet nga zjarri, babai i garuesit shkon drejt flakëve e arrin të nxjerrë prej aty të birin.

Pas kësaj ngjarje u ngrit shqetësimi se babai s’duhej të kishte shkuar duke rrezikuar jetën e tij  dhe të të birit, por duhet të kishte lënë ekipet e specializuara të bënin punën e tyre.

Në intervistë për median, babai u shpreh: “Nuk doja t’ja dija se kishte flakë, nuk doja t’ja dija se po dilja në pistë me një bluzë e pantallona të shkurtra. E vetmja gjë për të cilën isha i shqetësuar, ishte të nxirrja tim bir nga makina. Nëse djali im do të mbetej i bllokuar aty e unë s’do të mund ta nxirrja, do të vdisja bashkë me të”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re