Një ngjarje me të vërtetë e pazakontë dhe me një fund të mrekullueshëm. Jeta e një vajze të mitur u shpëtua falë aktit heroik të një burri, i cili pa vogëlushen teksa binte nga një lartësi e konsiderueshme dhe mundi ta kapë në krahë e tij.

Pamjet e ngjarjes u postuan në rrjetet sociale, ndërsa ngjarja ndodhi në një qytet të Kinës. Burri që shpëtoi vajzën tregoi se po parkonte makinën në momentin kur dëgjoi një zhurmë lart pallatit aty pranë.

Siç raportoi media lokale, vajza ka marrë lëndime në këmbë dhe mushkëri, por fatmirësisht gjendja e saj është stabilizuar.

Ndërkohë, burri që shpëtoi vajzën tregoi:

“T’ju them të drejtën nuk i mbaj mend mirë detajet. Nuk më kujtohet as nëse krahët e mi ndjenë dhimbje. Ishte thjesht instikti për të kapur fëmijën. Isha me fat që mbërrita në kohë, në të kundërt, do të ndihesha me të vërtetë shumë keq”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re