Skip to content

Pamje dramatike/ Në luftë me flakët, zjarri shkrumbon sipërfaqe të mëdha me ullinj

 

Një zjarr ka përfshirë dhe djegur disa hektarë me ullishte pasditen e sotme në fshatin Zeshtik të Rrogozhinës.

Flakët të ndihmuara edhe nga era janë shumë pranë dhe rrezikojnë djegjen e varrezave të fshatit.

Shërbimet Zjarrfikse të Rrogozhinës dhe banorë të fshatit janë angazhuar dhe po punojnë për shuarjen e tyre pavarësisht terrenit shumë të vështirë.

/faxweb