Skip to content

Pamje dramatike nga ajo që po ndodh në Al Aksa

Përleshje të dhunshme shpërthyen edhe një herë mes forcave izraelite dhe palestinezëve në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem pas përfundimit të lutjeve të mëngjesit.

Xhamia e shenjtë, e treta me këtë status në botën islame, ndodhet në “Malin e Tempullit”, siç quhet në traditën e Judaizmit.

Policia izraelite tentoi të largojë me dhunë besimtarët e atyshëm, duke bërë që brenda xhamisë të krijohej një situatë kaosi.

Kjo dhe nga fakti se qindra besimtarë hebrenj u dyndën aty, në Al-Aksa.

Kujtojmë se këto zhvillime dramatike po ndodhin në Muajin e Ramazanit për muslimanët.