Të paktën 11 persona humbën jetën dhe 102 u raportuan me lëndime si pasojë e një stuhie të dhunshme që goditi Kinën lindore të premten në mbrëmje.

Sipas BBC, persona e vdekur thuhet se ranë në lumin Yangtze ose u goditën nga rënia e pemëve dhe rënia e shtyllave të energjisë, thonë zyrtarët.

Bëhet e ditur se 11 persona të tjerë ishin në një anije peshkimi e cila u përmbys. Dy persona u shpëtuan, megjithatë, nëntë të tjerë janë ende të zhdukur.

Mediet lokale raportojnë se gurët e breshrit ranë në qytetin bregdetar të Nantong.

Pamjet e publikuara gjerësisht në platformën kineze të medieve sociale, Weibo, tregojnë erërat e forta që përshkojnë qytetin.

Një video tjetër duket se tregon një avion të madh pasagjerësh që rrotullohet nga erërat, derisa qëndron i parkuar pistën e aeroportit të qytetit.

 

 

https://twitter.com/PDChina/status/1388323539292344320/video/1

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re