Një grua ka mundur të regjistrojë, aksidentalisht, momentin kur një rrufe godet makinën ku po udhëtonin i shoqi me tre fëmijët e tyre.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në Florida (SHBA).

“Nisi një stuhi me shi e rrufe, mendova të bëj ndonjë foto të vetëtimave në qiell.”-tregoi gruaja, e cila udhëtonte në një tjetër makinë nga ajo ku ndodheshin i shoqi me tre fëmijët e saj. Burri i vajzës i kishte sugjeruar që të bënte një video me ‘slow motion’ që të mund të kapte vetëtimat e pikërisht në atë moment, një rrufe godet makinën përpara tyre, atje ku ndodheshin familjarët e tjerë.

Fatmirësisht në makinë nuk ishte lënduar askush, ndërsa automjeti ishte “pjekur” totalisht.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re