Taulant Balliu, një ndër eksponentët e njohur të krimit në zonën e Elbasanit, që si kohë njohjeje për bëma i përket fillimit të viteve ‘2000, ka fituar lirinë e përkohshme për të t’i dhënë lamtumirë të atit që i ka ndërruar jetë. Ai shfaqet mes dy policësh i prangosur së bashku me ta, prezent në lutjen e fundit për të ndjerin.

Ka qenë një prej imamëve të njohur të Elbasanit, ligjërues i Islamit në burgje, Behauddin Gashi, ai që ka publikuar fotot duke i shoqëruar me këtë koment:

“Sot duke falur namazin e xhenazes se babait te Taulant Balliut (Llaci), te cilit iu krijua mundesia nga Sistemi i burgjeve per t’i dhene lamtumiren e fundit babait te dashur. Vella Llaci, shembull i perkryer i besimtarit qe e ka kuptuar fort mire Drejtesine e Zotit dhe kthimin ne rrugen e Tij si e vetmja mundesi shpetimi ne te dyja botet. Zoti Fuqiplote i udhezofte te gjithe dhe ata qe dergjen pas hekurave i kthefte sa me shpejt prane gjirit te familjes!…”, shkruan Gashi.

Taulant Balliu është ndër ata të dënuar dhe ish-eksponentë krimi me një shndërrim 360 gradë, pasi i është kthyer besimit si model jete.

Pos kësaj, ka nxjerrë, në kushte burgu, edhe 5 libra me poezi.    

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re