Faxweb.al ka siguruar pamjet ekskluzive të ngjarjes së rèndë që u regjistrua ditën e djeshme në qytetin e Gjirokastrës. Katër djem gòditën me sende të fòrta në kokë Gjergj Hasan Ajmasin, 35 vjeç duke i shkaktuar vdèkje të menjëhershme.

Kur kuptuan se ishte pa ndjenja, ata ia mbathën për tu rikthyer sërish pas disa sekondash. E kontrolluan sërish dhe kuptuan se nuk po shfaqte shenja jete. Pòlicia njoftoi ditën e djeshme se viktíma u gjet nga kalimtarë të rastit ndërkohë që në komisariat janë shoqëruar disa persona.

Ditën e djeshme, rreth orës 21:00, në Sallën Operative të DVP Gjirokastër erdhi një telefonatë se në  lagjen “Zinxhira”, ndodhej një person i shtrirë në tokë. Menjëherë shkuan shërbimet e pòlicisë dhe shërbimet spítalore dhe transportuan këtë shtetas për në spítal, ku gjatë rrugës humbi jetën, raportuan burime zyrtare të pòlicisë.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasi që humbi jetën dyshohej se ishte gòditur me sende të fòrta. Në vendngjarje ndodhet grupi hetímor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re