Skip to content

Pamje ekskluzive nga banesa e shkrumbuar, si u dogjën burrë e grua brenda shtëpisë

Fax News ka siguruar pamje ekskluzive nga banesa e shkrumbuar në fshatin Hllomo të Dropullit, ku si pasojë e flakëve humbën jetën një çift bashkëshortësh të moshuar.

Viktimat janë Fotini Panajoti, 73 vjeçe dhe Irakli Panajoti, 84 vjeç, të cilët nuk kanë mundur që të dalin në kohë nga banesa, ndërkohë që zjarrfikëset kanë vonuar shumë për të mbërritur në vendin e ngjarjes, për shkak se bëhet fjalë për një fshat të thellë.

Shumica e banorëve në këtë fshat janë të minoritetit grek, dhe rruga që të çon drejt banesës është tërësisht e amortizuar. Në zonë banojnë kryesisht banorë me moshë të thyer, për shkak se shumë prej të rinjve janë larguar, prej kushteve të vështira.

Policia njoftoi dje se në banesë kanë jetuar dy persona, ndërkohë që trupat e tyre të pajetë janë gjetur të shkrumbuar. Vijojnë hetimet në lidhje me shkaqet e zjarrit, por paraprakisht dyshohet se ka rënë për shkak të një defekti në rrjet.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb