Rreth 1,000 njerëz praktikuan joga së bashku në Arabinë Saudite, eventi i parë e tillë në natyrë në këtë vend, ku në fakt dominon tjetër rit, ai i namazit, faljes, lidhjes disa minutëshe me Zotin e Gjithsësisë.

Gazeta saudite Arab Neës njoftoi se festivali i parë i joga-s është organizuar të dielën në qytetin ekonomik të mbretit Abdullah (KAEC), i cili ndodhet në lindje të vendit në bregun e Detit të Kuq.

Thuhet se rreth 1000 njerëz morën pjesë në aktivitetin në Juman Park, ku festivali u organizua nga Komiteti Saudit i Yogës.

Të rriturit dhe fëmijët kishin instruktorë të veçantë të joga-s, por në këtë ngjarje tërhoqi vëmendjen fakti që burrat dhe gratë ushtroheshin së bashku.

Veprimtaria, ku morën pjesë persona të moshës 10 deri në 60 vjeç, zgjati rreth tetë orë.

Nawf al-Merrui, kryetar i Komitetit të Yogës në Arabinë Saudite, tha se festivali i joga-s ishte ngjarja e parë që ata kishin organizuar në këtë mënyrë dhe synonin të promovonin jogën.

Merrui vuri në dukje se kërkesa për joga në vend është rritur vitet e fundit.

Shumë qendra joga janë hapur dhe funksionojnë me lejen e Ministrisë së Sporteve.

Duke punuar nën kujdesin e Komitetit Olimpik të Arabisë Saudite, Komiteti Saudit i Jogas u krijua në maj 2021. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re